PD: Rama i ka dhënë mbrojtje politike Tahirit


PD: Rama i ka dhënë mbrojtje politike Tahirit

14:14 07/05/2018

Partia Demokratike ka vijuar sërish akuzat në adresë të kryeministrit Edi Rama se i ka dhënë mbrojtje politike ish-Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Nënkryetari i Komisionit të Sigurisë, Flamur Noka tha se kreu i qeverisë është peng i krimit të organizuar dhe se Tahiri ka prova që e implikojnë kryeministrin Edi Rama.

 “Mosarrestimi i Saimir Tahirit është dëshmia se ish Ministrit të Brendshëm, trafikant droge, nuk i duhej imuniteti parlamentar, përsa kohë ai ka mbrojtjen politike të kryeministrit.

Fakti se asgjë nuk ka ndryshuar, pavarësisht se Tahiri është pa imunitet është dëshmia e pazarit Rama-Tahiri për të mbyllur dosjen e ish Ministrit të Brendshëm. Vendi I Edi Ramës është bashkë me Saimirin Tahirin…në burgun 313″,

tha deputeti Noka.   ​

Tv Klan






Të ngjashme