PD: Sadri Abazi mori 12 miliardë lekë në tendera, 1 miliardë është shifra e korrupsionit
Pasi ka bërë disa denoncime për ato që i konsideron si korrupsion qeveritar në favor të deputetit socialist Sadri Abazi, opozita i ka krahasuar shumat e parave me të ardhurat e familjeve dibrane që marrin pagesë papunësie. Sipas Partisë Demokratike qeveria ka pranuar gjithnjë ofertën më të lartë të kompanive të lidhura me Abazin dhe nga 12 miliardë lekë tendera, 1 miliardë është shifra e korrupsionit.
Ina Zhupa – Zëdhënese e PD: “
12 miliardë lekë ka marrë sadriu nga ministritë e bashkitë e Edi Ramës, ndërkohë që ofertat e tjera të skualifikuara merrnin përsipër ti kryenin punimet me 11 miliardë lekë. 1 miliardë lekë është diferenca, është fatura e korrupsionit të Edi Ramës.Prioriteti dhe zgjedhja e tij, është ndarja e parave të shqiptarëve me Sadriun.Që Sadriu më pas të blejë vota. Që pushteti të mbahet me çdo kusht”.
Demokratët thonë se përfitimet e Sadri Abazit janë më të larta se pagesat e papunësisë për familjet dibrane.
Tv Klan