PD: Rama mashtroi studentët për tarifat


PD: Rama mashtroi studentët për tarifat

17:00 27/07/2019

MAS: Vijojmë të subvencionojmë studentët

Partia Demokratike akuzoi sot kryeministrin Rama se mashtroi studentët pasi për këtë vit akademik nuk parashikuar as përgjysmim për Bachelorin, as rishikim të tarifave të masterit.

Sipas selisë blu, pakti për Universitetin i Ramës, i hartuar me nxitim për të zbutur zemërimin studentor, është akt tradhtie, mashtrimi e poshtërsie ndaj kërkesave të tyre.

Pas këtyre deklaratave ka reaguar Ministria e Arsimit që thotë se 75 mijë studentë kanë përfituar reduktim tarife me 50% ndërsa 5 500 studentë me mesatare mbi 9 janë përjashtuar nga tarifa e studimit.

Edhe mbi 10 mijë studentë janë përjashtuar nga tarifa e shkollimit si pjesë e kategorive në nevojë ndërsa rreth 11 mijë të tjerë kanë përfituar bursa prej 10 mijë lekësh në muaj.

Tv Klan






Të ngjashme