PD: Rama mbylli 133 shkolla


PD: Rama mbylli 133 shkolla

14:39 17/09/2018

Teksa kryeministri foli në nisje të vitit të ri shkollor për ndërtimin e 17 institucioneve të reja arsimore në kryeqytet, opozita e cila kishte zbritur në terren deputetët e saj bëri një tjetër bilanc.

Deputeja Jorida Tabaku vetëm pak km larg Tiranës, nga zall Herri bëri përgjegjës kryeministrin Rama për mbylljen e shkollave dhe braktisjen nga mijëra nxënës.

Denoncimet vijuan nga deputetë të opozitës, të cilët ishin shpërndarë në të gjithë qarqet, të cilët akuzuan Ministrinë e Arsimit së në shkelje të ligjit ka mbyllur shkollat pa u konsultuar më parë me komunitetin.

Tv Klan






Të ngjashme