PD: Rama po kap Dhomën e Tregtisë
Qeveria ndërhyri për të anuluar fitoren e Katiajt
Partia Demokratike përmes Edmond Spahos akuzoi kryeministrin se po tenton të kapë edhe Bashkimin e Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë.
Sipas selisë blu kreu i qeverisë nëpërmjet ministres së Financave, anuloi procesin e zhvilluar një muaj më parë ku u shpall fituese Elisabeta Katiaj.
Spaho theksoi se pas presionit të Ramës me anë të Vettingut, edhe Gjykata Administrative anuloi në mënyrë absurde dhe antikushtetuese fitoren e zonjës Katiaj.
Tv Klan