PD: Rama po merr çdo pushtet në duart e tij
“Ndau vendin në 4 rajone, dobësoi pushtetin lokal”
Partia Demokratike akuzoi qeverinë se po tenton të ndryshojë ndarjen e pushtetit vendor përmes një projektligji të miratuar në të njëjtën seancë plenare me ndryshimet kushtetuese.
Ish-deputetja Dhurata Çupi tha se ligji “për zhvillimin rajonal dhe kohezionin” e ndan vendin në 4 rajone duke dobësuar pushtetin lokal dhe rritur nga ana tjetër fuqinë e qeverisë qendrore.
“Dy janë tiparet kryesore të ligjit që shkel me këmbë interesin e qytetarëve. Sjell centralizimin e pushtetit në duart e Edi Ramës. Çon të gjitha fondet e Bashkimit Europian në duart e Edi Ramës. ky ligj largon akoma më shumë shërbimet nga njerëzit. Qytetarët e 57 bashkive të vendit duhet të shkojnë deri në 1 nga 4 bashkitë qendër qendër rajoni, për të marrë një shërbim të caktuar.”
Demokratët thonë interesi i Kryeministrit për miratimin e këtij ligji që ndan Shqipërinë në 4 rajone është vetëm politik, elektoral dhe financiar.
Tv Klan