PD: Rama të tregojë burimin e parave
Demokratët i kanë kërkuar sërish kryeministrit Rama të bëjë transparencën e 80 mijë dollarëve, që sipas tyre ka paguar për një foto me Presidentin Obama.
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka tha se ka dyshime që shuma e përdorur nga kreu i qeverisë në vitin 2012 ka dalë nga aktivitete kriminale.
Edi Paloka, Nënkryetar i PD-së:
“Edi Rama është nën detyrim të bëjë transparencë, se nga dolën këto para. Kush është burimi i tyre? Dyshimet janë për para droge ose aktiviteti kriminal, cka e rëndon edhe më shumë pozitën e Edi Ramës në këtë skandal.Nëse ato janë para droge dhe trafiqesh, paratë e atyre trafikantëve me të cilët Rama erdhi në pushtet, kemi të bëjmë me një krim edhe më të madh, dhe çështja duhet zbardhur sa më shpejt.”
Opozita thotë se Kryeministri Rama ka kryer një krim federal dhe për çështjen ka bërë edhe një kallëzim në Prokurorinë e Përgjithshme, ku e akuzon për veprën penale të mashtrimit, pastrimit të parave dhe ushtrim të ndikimit të paligjshëm.
Tv Klan