
PD: Rama tjetër tender Carapulit, i jep 870 mln të tjera për zyrat e OSHEE
Opozita denoncoi një tjetër, sipas saj, aferë korruptive të kryeministrit me biznesmenin Pandeli Carapuli. Sipas saj kompania e tij e ndërtimit është komisionuar për të dytën herë të bëjë të njëjtën punë për rikonstruksionin e zyrave të OSHEE
“Pas një viti, Edi Rama i bën dhe një dhuratë tjetër ndërtuesit të tij personal, i jep shtesë kontrate edhe 870 milionë lekë të tjera, nga paratë e shqiptarëve, nga paratë e gjakut të shqiptarëve.870 milionë lekë të tjera për të të njëjtën punë, në të njëjtën aferë të pisët korrupsioni”.
Demokratët thonë se Carapuli ka marrë rreth 5 miliardë e gjysmë lekë nga buxheti i shtetit vetëm për zyrat e OSHEE
“5 miliardë e 400 milionë lekë merr me një të rënë të lapsit ndërtuesi personal i Edi Ramës, për të rregulluar godinën e një prej hajdutëve më të mëdhenj të Edi Ramës, Celës së OSHEE.”
Një vit e gjysmë më parë partia demokratike denoncoi tenderin për zyrat e OSHEE, fituar nga Carapuli, oferta e të cilit ishte 740 milionë lekë më shumë se konkurrenti në vend të dytë. /TV KLAN