PD reagon për dënimin e Shullazit


PD reagon për dënimin e Shullazit

19:30 13/11/2018

Pas dhënies së vendimit për Emiliano Shullazin dhe bashkëpunëtorët e tij ka reaguar Partia Demokratike dhe thotë se ai u arrestua vetëm falë denoncimit dhe betejës së pandërprerë të saj, si dhe mbështetjes së Shteteve të Bashkuara.

Partia Demokratike thotë se dënimi i bandës së Shullazit është një betejë ende e pafituar plotësisht pasi prapa hekurave duhet të jetë edhe anëtari me pushtet politik i bandës, deputeti socialist Jurgis Çyrbja.

Tv Klan






Të ngjashme