PD reagon për gjyqtarin Thanza/ I kërkon Presidentit ta shkarkojë menjëherë
Partia Demokratike i kërkoi Presidentit Ilir Meta të shkarkojë menjëherë sot gjyqtarin Admir Thanza për fshehje të dënimit në Itali në formularin e dekriminalizimit.
Sipas një njoftimi të publikuar nga zyra e shtypit e selisë blu, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit duhet ta kishte shkarkuar gjyqtarin Thanza që në Prill 2018, kur janë vënë në dijeni të faktit, jo të lejonin që ai të qëndronte në detyre edhe 3 muaj të tjerë.
PD kërkon nga Prokuroria fillimin e procedimit penal ndaj gjyqtarit të lartë për shkeljen prej tij të ligjit të dekriminalizimit.
Tv Klan