PD reagon për mbylljen e dosjes Hajdari – (11 Janar 2001)


PD reagon për mbylljen e dosjes Hajdari – (11 Janar 2001)

20:24 11/01/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Menjëherë pas deklaratës të kryeprokurorit Arben Rakipi, për përfundimin e dosjes Hajdari, ka reaguar Partia Demokratike. Sipas zëdhënësit të selisë blu Edi Paloka, njerëzit që janë kapur nga policia, nuk janë ekzekutorët, por bashkëpunëtor për vrasje.

Ndërkohë në burgun 313 të Tiranës, kanë hyrë dje në grevë urie Dem Dollapi dhe Sali Lushaj të akuzuar për grusht shteti dhe kryengritje të armatosur në ngjarjet e 14 Shtatorit ‘98. Sipas PD, Dem Dollapi dhe Sali Lushaj, mbahen në burg pasi janë dëshmitarë në disa nga atentatet, që janë kryer ndaj Azem Hajdarit./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego






Të ngjashme