PD reagon për pagat e pedagogëve të universiteteve publike
Partia Demokratike ka reaguar lidhur me mosderdhjen e pagës për 15 mijë pedagogë të Universiteteve publike.
Albana Vokshi deklaron se i gjithë sistemi i arsimit të lartë publik është paralizuar prej mungesës së akteve nënligjore të ligjit të Arsimit të Lartë, të cilat duhet të ishin miratuar që në Prill të 2016.
Vokshi e cilëson këtë si shpërdorim detyre nga ana e ministres së Arsimit, e cila me mosveprimin e saj është subjekt Kodit Penal.
Për selinë blu pas këtij shpërdorimi fshihet synimi për të nënshtruar elitën dhe rininë e këtij vendi që mund të cënojnë pushtetin e Edi Ramës.
Tv Klan