PD reformatorët, Ferdinand Xhaferri – (24 Janar 2000)


PD reformatorët, Ferdinand Xhaferri – (24 Janar 2000)

19:28 24/01/2000

Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Fatos Nano do të bëj mirë të shoh punët brenda partisë që ai drejton. Kështu kanë deklaruar sot reformatorët demokratë pas deklaratave të fundit të kreut socialistë, pikërisht pas mosaprovimit nga komisioni i jashtëm parlamentarë i propozimit për paktin e stabilitetit.

Ferdinand Xhaferri:- “Zoti Nano na sulmoj duke përdorur disa kartela të verdha dhe të kuqe. Ai ka bërë humor dhe unë po me humor do ti them, që zoti Nano do të ishte mirë të merrej me problemet e partisë së tij, sepse PS po rrudhet aq shumë sa zotit Nano do ti mbetet të mbajë takime vetëm në dogana”.

Ndërkohë reformatorët janë shpreur sot edhe për pjesmarrjen e Pollos në delegacionin e Këshillit të Europës.

Ferdinand Xhaferri:- “Zoti Pollo është krejtësisht legjitim dhe të gjithë ne do të vazhdojmë të ndjekim linjën institucionale duke përfaqësuar delegacionet”./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego






Të ngjashme