PD reformatorët për shkarkimet në qeveri – (13 Janar 2000)


PD reformatorët për shkarkimet në qeveri – (13 Janar 2000)

18:45 13/01/2000

Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Situatat e krijuar në qeverisje, do ti shërbenin shumë PD, por nëqoftëse ajo do të ishte vërtetë demokratike. Kështu kanë reaguar sot reformatoret e kësa partie, duke cilësuar kolaps të qeverisjes socialiste shkarkimin e dy ministrave. Sipas Leonard Demit krerët e PD-së në vend që të merreshin me fjale boshe do të bënin mirë që ti shfrytëzonin për ti rikthyer besimin shqiptarëve.  

Leonard Demi:- “Kemi bërë thirrje për demokratizimin e mëtejshëm të PD-së, në mënyrë që ajo të bëhet forca udhëheqëse e shqiperisë, si në zgjedhjet lokale edhe në ato të përgjithshme. Gjendja e sotme e PD-së nuk i bën mirë partisë, ajo duhet të gjejë mënyrën për të demokratizuar stukturat e saj”.

Gjithësesi të dy krahët e PD-së, kanë reaguar ashpër ndaj shkarkimit të Preç Zogaj dhe Zef Preçit./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego






Të ngjashme