PD refuzon ftesën për komisionin e SHIK – (29 Prill 1999)


PD refuzon ftesën për komisionin e SHIK – (29 Prill 1999)

21:43 29/04/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Deputetët e Partisë Demokratike rrezikojnë të humbasin mandatin dhe vendet në parlament. Mazhoranca socialiste u ka kujtuar demokratëve datën 26 Maj si afati i fundit ku mbushen 6 muaj të bojkotimit të parlamentit dhe në bazë të kushtetutës së re ata humbasin vendet në këtë institucion. Megjithatë demokratët nuk japin asnjë shenjë rikthimi.

Shaban Memia deputet i Partisë Demokratike ka refuzuar sot edhe pjesmarrjen në nënkomisionin parlamentar që do të mbikqyr SHIK-un.

Shaban Memi, deputet i PD:- “Meqënëse tani kemi ndryshime në grupet dhe klanet e PS, që qeverisin sot dhe koalicionit. Është ngritur një nënkomision në funksion të klaneve të caktuara dhe për të hequr ndikimin e influencat e kryeministrit aktual dhe për të krijuar mundësi për të goditur kundërshtarët. Problemi i përgjimit të telefonave është një problem që rregullohet me ligje të caktuara por mua më shqetëson në aspektin principial të demokracisë pasi këtu kemi të bëjmë me shkelje të lirive dhe të drejtave të njeriut dhe kjo bëhet për të sulmuar kundërshtarët politikë”.

Gazetarja:- Pra ju do të merrni pjesë në komision?

Shaban Memia, deputet i PD:- “Unë ju thash personalisht nuk e njoh këtë komision është një gjykatë speciale për mua e mendësive të vjetra”./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego






Të ngjashme