PD Ridvan Bode për vjedhjen e thesarit – (4 Maj 2000)
Arkiva Lajme – Tv Klan 2000
Mungesa e inventarit në thesarin e Krrabës është thjeshtë një alibi për të mbuluar vjedhjen. Kështu kanë deklaruar sot demokratët të cilët u shprehën se përveç hajdutit nuk ka interes ndokush tjetër të ulë shifrat e vjedhjes.
Ridvan Bode, deputet i PD:- “Institucionet e shtetit Shqiptar, kanë pasur detyrimin për verifikimin e tij periodik dhe nga pranvera e vitit ’97 kanë kaluar mëse tre vjet. Mendoj që futja e debatit në alibi politike, synon fshehjen e të vërtetave dhe moszbulimin e autorëve që mundësuan vjedhjen e thesarit shqiptarë”.
Sipas sekretarit të përgjithshëm të PD Ridvan Bode, kjo parti do të ndjek me vëmendje hetimet, të cilat në përfundim do ti krahasoj me informacionete e saj që nuk janë të pakta./tvklan.al
Gazetare – Ornela Bego