PD rikthehet në Parlament – (17 Korrik 1999)


PD rikthehet në Parlament – (17 Korrik 1999)

10:23 17/07/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Partia Demokratike rikthehet në parlament. Këtë e ka ligjëruar sot unanimisht kuvendi i posaçëm i demokratëve. Në raportin e tij kryetari i PD Sali Berisha është përqëndruar tek kapërcimi i krizës në Kosovë, qëndrimi i qeverisë greke ndaj emigrantëve shqiptarë si dhe çështja kombëtare në tërësi.

Berisha duke ftuar delegatët të votojnë për hyrjen në parlament, u shpreh se duke marrë këtë vendim pozitiv ne votëbesojmë edhe këshillin kombëtar. Por ndërsa PD ka përfunduar sot bojkotin e parlamentit ka lënë të pandryshuar bojkotin disa javor ndaj televizionit Klan, grupi i xhirimit të të cilit nuk është lejuar të hyjë në sallën e TOB, ku zhvillohej kuvendi i jashtëzakonshëm i PD.

Në përfundim ish-kryetari demokrat Tritan Shehu ka folur për Tv Klan.

Tritan Shehu, deputeti i PD:- “Ky ishte elementi pozitiv i këtij Kuvendi Kombëtar. Një element i pritshëm, një element i arrtur pas një përpjekje të madhe të mjaft njerëze brenda dhe jashtë Shqipërisë, për të bërë që PD të zërë vendet që i takojnë në parlament dhe për të bërë në këtë mënyrë atë opozitë për të cilën ka nevojë Shqipëria dhe që do të bëhet një nga shkaqet për ti dhënë fitore asaj në zgjedhjet e ardhshme. Elamenti tjetër për mua negative që u vu re në këtë mbledhje të Kongresit të Jashtëzakonshëm, ishte se realisht u fol pak për PD. U fol pak për problemet e brendshme të PD-së. U pranuan pak ose aspak gabimet që janë bërë dhe në përgjithësi u fol vetëm për të tjerët dhe shumë pak ose aspak për PD”./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego






Të ngjashme