PD sërish akuza për Tahirin
Opozita ka ngritur sërish akuza ndaj ministrit të brendshëm Saimir Tahiri si i lidhur me krimin dhe trafiqet e narkotikëve.
Kreu i departamentit të Sigurisë në Partinë Demokratike, Enkelejd Alibeja tha se Tahiri ka favorizuar klientë të tij gjatë fushatës kundër lojërave ilegale të fatit dhe ka organizuar një infrastrukturë për trafikun e narkotikëve.
Opozita thotë se në drejtim të policisë së shtetit janë emëruar persona që kanë lidhje direkte me krimin.
Për opozitën, Ministri i Brendshëm duhet të largohet menjëherë nga detyra.
Tv Klan