PD, Shaban Memia për thesarin e vjedhur – (3 Maj 2000)
Arkiva Lajme – Tv Klan 2000
Hajduti thërret kape hajdutin, kështu i është përgjigjur PD akuzave për vjedhjen e thesarit. Një ndër të akuzuarit nga Partia Socialiste Shaban Memia deklaron.
Shaban Memia, deputet i PD:- “Hajduti bërtet kape hajdutin, por shqiptarët nuk dihet kujt ti besojnë, deklaratave të qeverisë që s’është prekur thesari, apo deklaratave të tjera. Duhet të ndiqet problemi e të çohen para drejtësisë ata të cilët e kanë vjedhur”.
Memia ka rrëfyer sot edhe burimin e informacionit që njoftoi Partin Demokratike katër muaj më parë për vjedhjen e thesarit.
Shaban Memia, deputet i PD:- “Burimi ka qenë nga punonjësit e rendit dhe një punonjës i prokurorisë, të cilët e kanë konstatuar dhe kanë parë që zyratarët e lartë dhe qeveritarët të përpiqen ta mbulojnë edhe ta fshehin këtë”.
Partia Demokratike përkrah idenë e ngritjes së komisionit parlametar për hetimet mbi thesarin e vjedhur dhe deklaron se do të jetë active në këtë komision./tvklan.al
Gazetare – Ornela Bego