PD: Shëndetësia e Ramës dhe Beqës të merr jetën


PD: Shëndetësia e Ramës dhe Beqës të merr jetën

19:13 16/09/2016

Partia Demokratike thotë se dy janë fajtorët për gjendjen katastrofale ku ndodhet shëndetësia sot, Kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Shëndetësisë. Sipas selisë blu edhe në rastin më të fundit, të tragjesisë së sotme në spital mungonin mjetet e instrumentat bazike, si oksigjeni.

Partia Demokratike thotë se ndërkohë që Ilir Beqaj dhe Edi Rama kanë ndarë me miq e klientë mbi 300 milionë euro koncesione në shëndetësi, urgjenca u gjet e mbyllur dhe familjarët e 35 – vjeçares u sorollatën sa nga njëri spital në tjetrin, përgjatë gjithë natës.

Partia Demokratike inkurajon prokurorinë të bëjë hetim për rastin, zbardhje të plotë të ngjarjes dhe nxjerrjen e përgjegjësive.

Tv Klan






Të ngjashme