PD: Shullazi foli me Tahirin përpara arrestimit
Partia Demokratike akuzoi Ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri se përpara ndalimit të Emiljano Shullazit ka komunikuar me të në telefon. Demokratët thanë se kanë të dhëna që faktojnë se ky komunikim mes tyre është bërë përmes telefonit të Nëndrejtorit të Policisë së Tiranës.
“A ka biseduar Saimir Tahiri me Emiliano Shullazin, përpara ndalimit të tij nga policia? A e ka garantuar Tahiri, Shullazin, se thjesht do të shoqërohej do të pyetej për kërcënimin e kandidatit per rektor, e më pas do lihej i lirë? Burime serioze, oficerë që janë në dijeni dhe që kanë qenë prezentë në aksion, dëshmojnë se Sajmir Tahiri ka folur me Emiliano Shullazin përmes telefonit të nëndrejtorit të policisë së Tiranës, Ermal Muça.”
Opozita e akuzoi Nëndrejtorin e Policisë së Tiranës si të përfshirë edhe në fshehjen e armës dhe të telefonit të Elton Çiços, që u ekzekutua pak ditë më parë në një lokal në afërsi të stadiumit “Dinamo”.
Por policia i cilësoi akuzat e opozitës shpifje dhe presion politik ndaj drejtuesëve të saj.
Në reagimin e shpërndarë për mediat thuhet se; “
Përmendja e emrave të punonjësve të policisë, thjesht e vetëm për akuza politike, është veprim i papranueshëm për shtetin e të drejtës dhe luftën kundër krimit.”
Jolldiz Mitro/Tv Klan