PD: Skandal në policinë e Lezhës


PD: Skandal në policinë e Lezhës

12:30 08/09/2018

Partia Demokratike ka denoncuar një rast “skandaloz” sipas saj, që provon se Policia e Shtetit është e tradhtuar nga drejtuesit e saj politikë në Ministrinë e Brendshme.

Duke iu referuar një ngjarje të ndodhur në Lezhë ditën e enjte, demokratët thonë se pas një shkëmbimi zjarri të ndodhur në zonën e Ranës së Hedhun, policia arrestoi tre persona.

Por demokratët pretendojnë se të tre shtetasit e vënë në pranga nga policia, që u gjeti atyre edhe armë zjarri janë liruar pas një telefonate të mbërritur nga Ministria e Brendshme.

Njësoj si në rastin e Shkodrës, ku për 6 vrasje dhe 2 rrëmbime nuk ka autor, opozita thotë se edhe për shkëmbimin e zjarrit në Lezhë, krimi ka dalë mbi forcën e ligjit.

Tv Klan






Të ngjashme