PD: Skandali i përgjimeve po thellohet


PD: Skandali i përgjimeve po thellohet

15:25 27/05/2016

Partia Demokratike ripërsëriti dhe njëherë thirrjen në adresë të prokurorisë që të zbardhë sa më parë çështjen e pajisjes së përgjimeve. Nënkryetari i Komisionit të Sigurisë, Flamur Noka tha se dyshimet për hyrjen në Shqipëri në mënyrë të paligjshme të pajisjes së përgjimeve shtohen edhe më shumë teksa e edhe e përditshmja italiane “Il quotidiano”, ngre alarmin për përdorimin e saj pa autorizimin e Prokurorit të Përgjithshëm.

Noka ftoi organin e akuzës të hetojë në mënyrë të plotë e të pandikuar dhe për këtë thotë opozita duhet largimi i menjëhershëm i Ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri .

Tv Klan






Të ngjashme