PD: Tahiri nxori sekretin hetimor, të ndiqet penalisht
Partia Demokratike ka akuzuar sërish ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri për lidhje me bandat e drogës.
Në një dalje për mediat, nga selia blu, deputeti demokrat Flamur Noka duke iu referuar lajmit për avionin me drogë tha se Saimir Tahiri ka nxjerrë sekretin hetimor.
“
Saimir Tahiri u kap mbrëmë në shërbim ndaj kartelit të drogës. Ai i dërgoi fjalë trafikantëve se italiani ka filluar të flasë, duke i këshilluar ata që të lëvizin, të marrim masa, të largohen, ti shpëtojnë ligjit. Është pikërisht Saimir Tahiri njeriu që nxori lajmin mbrëmë se piloti italian i rënë me avion në Ishëm, ka nisur të rrëfejë se kishte ardhur për të transportuar drogë e të tregojë porositësit. Saimir Tahiri ka nxjerrë sekretin hetimor, ka prishur hetimet. Kjo është jo vetëm një provë e lidhjes së drejtpërdrejtë me bandat e trafikantët, por është po ashtu një vepër e rëndë penale, për të cilën ai duhet të mbajë përgjegjësi
”, deklaroi Noka.
Sipas deputetit demokrat Tahiri duhet të merret në ndjekje penale e të japë llogari para ligjit./tvklan.al