PD: Të rinjtë shqiptarë po braktisin vendin
Më të dhënat e një raporti të Organizatës Ndërkombëtare të Punës në dorë, zëdhënësja e Partisë Demokratike akuzoi Kryeministrin Rama së qeverisja e tij është përgjegjëse për braktisjen e vendit nga të rinjtë.
Raporti tregon se Shqipëria mban vendin e parë në botë për të rinjtë e moshave nga 15 – 29 vjeç që duan të largohen në emigracion.
“
Në raport thuhet se gatishmëria e të rinjve për të emigruar është nxitur kryesisht nga papunësia e lartë dhe mungesa e shanseve dhe e besimit për të gjetur një punë.
300 mijë vendet e punës të premtuara nga Edi Rama 3 vjet më parë, jo vetëm janë harruar, por mijëra të papunë janë shtruar si pasojë e taksave të larta, pasigurisë, mbylljes së bizneseve dhe arrogancës së pushtetarëve”.
Partia Demokratike thotë se raporti tregon gjendjen ekonomike dhe realitetin ku papunësia rritet, besimi tek të rinjtë është goditur, e shpresa për të ardhmen është vrarë, si i vetmi model që ofron qeveria.
Tv Klan