PD, të tjera akuza Tahirit për Kelmend Balilin
Partia Demokratike vijon akuzat ndaj Kryeministrit dhe Ministrit të Brendshëm për lidhje me Kelmend Balilin.
Kreu i Departamentit të Sigurisë, Enkelejd Alibeaj tha se, Balili nisi t’i fuste në dorë rrugët e transportit të drogës që prej vitit 2013 kur u emërua Drejtori i Transporteve në Sarandë.
Më pas, sipas tij, një ndër njerëzit më të besuar për dhjetë vite në bizeneset e tij, Asim Cenaj u emërua shefi i kufirit për Komisariatin e Sarandës.
Ky emërim, thotë Partia Demokratike i jepte Balilit mundësi për të kontrolluar të gjitha pikat e kalimit të drogës jashtë vendit.
Sipas opozitës, ishte pikërisht Canaj që u komandua në krye të Policisë së Vlorës, pasi Balili humbi gjurmët kur u shpall në kërkim nga drejtësia greke.
Tv Klan