PD: Të zbatohet kodi elektoral për përpilimin e regjistrit kombëtar të zgjedhësve (8 Shkurt 2001)


PD: Të zbatohet kodi elektoral për përpilimin e regjistrit kombëtar të zgjedhësve (8 Shkurt 2001)

15:30 08/02/2001

Partia Demokratike këmbëngul në domosdoshmërinë e zbatimit të kodit elektoral për përpilimin e regjistrit kombëtar të zgjedhësve. Sipas shefit të departamentit të pushtetit lokal në PD Njazi Kosovrasti pa dokumentet e Gjendjes Civile nuk mund të ketë martesa, nuk mund të marrësh përkrahje sociale e të tjerë.

Kështu tha ai, kodi elektoral bën mirë t’i referohet zyrave të Gjendjes Civile për të hartuar regjistrin kombëtar të zgjedhësve, sepse këto zyra janë i vetmi institucion i saktë dhe i përgjegjshëm në Shqipëri në përcaktimin e listave paraprake të votuesve.

PD konsideron manipulatorë të gjithë ata që nuk dënuan zgjedhjet e 1 tetorit dhe që nuk po tregojnë vullnet për të riparuar defektet më serioze të këtij dhunimi. Në këtë mënyrë tha Kosovrasti, mazhoranca nuk bën gjë tjetër veçse vonon procesin e ardhshëm zgjedhor./tvklan.al

Gazetare: Ornela Bego






Të ngjashme