PD: 2021, viti i ndryshimit
“Largimi i Ramës, vaksina më e mirë për Shqipërinë”
2021 për demokratët do të jetë viti i ndryshimit. Gjatë një takimi që zhvilluan me tre familje në zonën e Baldushkut në kryeqytet, Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi dhe ish-deputetja Albana Vokshi akuzuan kryeministrin se ka braktisur shqiptarët, duke i çuar ata në varfëri ekstreme.
“Vaksina më e mirë për Shqipërinë është largimi i Ramës. Vetëm kështu do të shkojmë nga dështimet drejt suksesit, nga dëshpërimi drejt shpresës. Pa asnjë diskutim vaksina më e mirë për Shqipërinë është largimi i Edi Ramës, dështimeve të tij dhe gjithë pasojave që ka sjellë keqqeverisja në këto 8 vite, papunësi, rritje të kostos të jetesës, shtim të varfërisë, braktisje të njerëzve.”
25 Prilli për opozitën është dita shprese dhe njëherazi e bashkimit të shqiptarëve.
“Gjithmonë e më shumë shqiptarë po kuptojnë se ka ende shpresë për të ndryshuar. Gjërat mund të bëhen ndryshe”.
Bardhi tha se vendit i duhet një qeveri që kujdeset për shqiptarët dhe jo që çon taksat e qytetarëve në xhepat e klientëve të kryeministrit.
Tv Klan