PD: Veliaj dyfishoi taksat për banorët e kryeqytetit


PD: Veliaj dyfishoi taksat për banorët e kryeqytetit

11:14 23/12/2017

Këshilltarët e djathtë në Këshillin Bashkiak të Tiranës akuzojnë Kryebashkiakun Erion Veliaj se me buxhetin e vitit 2018 ka dyfishuar taksat për banorët e kryeqytetit.

Ata thonë se fatura që çdo banor i Tiranës do t’i paguajë bashkisë është 75 mijë lekë taksa në muaj.

Mes taksave të rritura

këshilltari bashkiak i Partisë Demokratike

Akil Kraja rendit atë të ujit, tarifën e shërbimit, taksën e ndërtesës, pastrimit si dhe vendosjen e taksës së arsimit.

Këshilltarët e djathtë thonë se në faturën familjare përfshihet edhe tarifa mujore prej 10 mijë lekëshe e mirëmbajtjes së pallateve, pagesa për parkingun në rrugët kryesore të Tiranës, si dhe kostoja e një aboneje.

Tv Klan






Të ngjashme