PD: Vetting-u proces farse e politik
Rikonfimimi i në detyrë që Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i bëri gjyqtarit të Gjykatës së Lartë Ardian Dvorani për demokratët është dëshmi e një procesi farsë dhe politik.
Në një dalje për mediat nga selia blu, Enkelejd Alibeaj tha se fshehja e pasurisë së 100 milionë lekëve nga ana e Dvoranit dhe shkelja e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të qëndruar në detyrë 4 vite pas mbarimit të mandatit faktojnë standardin e dyfishtë të përdorur nga KPK-ja në procesin e Vettingut.
Sipas Partisë Demokratike nëse procesi i Vettingut nuk do të ishte i korruptuar politikisht, Ardian Dvorani duhet të ishte shkarkuar nga detyra për fshehje të pasurisë, përfitim të paligjshëm të pasurisë dhe mungesë integriteti moral dhe profesional.
Tv Klan