PD, Vili Minarolli për mitingun e PS – (28 Shtator 2000)


PD, Vili Minarolli për mitingun e PS – (28 Shtator 2000)

15:29 28/09/2000

Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Vendimi i mbrëmshëm i socialistëve për të ndryshuar orarin e mitingut është komentuar nga një pjesë, si tërheqje e radhës ndaj presioneve të Berishës, ndërkohë që shumë të tjerë mendojnë se ky vendim ishte një akt qytetar për të shmangur konfliktin. Partia Socialiste, këtë ndryshim të orarit, e argumentoi si shmangie të skemave provokuese të hartuara nga PD. Ndërsa për demokratët nuk kishte si të ndodhte ndryshe.

Vili Minarolli:- “Ora 12 ose 11, ia propozova vetë Poçit, duke i thënë se është më e leverdishme për ju, se njeri s’ju mblidhet por të paktën detyroni ministritë, për t’i mbyllur dhe shkollat për t’i marrë nxënësit e shkollave dhe duket gjeti vend ky mendim. Ne ishim në të drejtën tonë. Vendimin për mitingun e datës 29, në orën 18 është marrë nga kryesia e partisë, që në 2 Shtator dhe gjatë gjithë kohës ka qenë i lajmëruar ky njoftim. U bë mirë që u zgjidh në këtë mënyrë dhe u kuptua që ishte një provokacion nga ana e tyre”./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego   






Të ngjashme