PD: Ministrja e Mbrojtjes të japë dorëheqjen
“Përdori helikopterin për fushate elektorale”
Partia Demokratike ka denoncuar Ministren e Mbrojtjes Olta Xhaçka se në shpërdorim të hapur me detyrën ka përdorur helikopterin e Ministrisë që drejton për fushatë elektorale.
“Të premten është verifikuar një veprim që ajo e ka bërë shpesh, që kur është deleguar si drejtuese e qarkut në Dibër për Partinë Socialiste. Olta Xhaçka ka përdorur privatisht helikopterin e Ministrisë së Mbrojtjes për fushatën e partisë në pushtet”.
Sipas demokratëve pas përdorimit të arave të buxhetit të shtetit për qëllime private partiake, Ministria Xhaçka duhet të japë dorëheqjen.
“Akti i fundit që Olta Xhaçka duhet të bëjë sot është firmosja e dorëheqjes pasi t’u ketë kërkuar falje shqiptarëve. Punët personale partiake i kushtojnë shtrenjtë shqiptarëve. Udhëtimi me helikopter vajtje-ardhje nga Tirana në Peshkopi, kushton 10mijë euro”
Selia blu thotë se këto para në mesin e krizës ekonomike e shëndetësore, mund të ishin shpenzuar për të ndihmuar njerëzit në nevojë.
Tv Klan