PD: Zgjedhjet në universitete, antikushtetuese
“Qeveria shfrytëzon pandeminë për të kapur arsimin e lartë”
Një ditë përpara mbajtjes së zgjedhjeve në Universitete, Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë se shfrytëzoi pandeminë për të uzurpuar plotësisht arsimin e lartë, përmes zgjedhjeve të paligjshme dhe në shkelje të Kushtetutës.
“Këto zgjedhje janë pa garë dhe pa votues. Disa komisione zgjedhore ja pa legjitimitet dhe me mandat të mbaruar. Pedagogëve u është hequr mundësia të bëjnë fushatë, për shkak të pandemisë. Këto padrejtësi dhe paligjshmëri burojnë nga urdhri i Ministres së Arsimit për të zhvilluar më 30 korrik zgjedhje farsë në universitete. Në mënyrën me kriminale, qeveria shfrytëzoi pandeminë për të uzurpuar plotësisht arsimin e lartë, përmes zgjedhjeve të paligjshme dhe në shkelje të Kushtetutës.”
Selia blu thotë se disponon të dhëna nga çdo universitet, që sipas saj faktojnë se nuk ka garë për rektore në 5 Universitete, për 21 dekanate dhe në rreth 120 departamente.
Tv Klan