PD zyrtarizon emrat e drejtuesve politikë
Helidon Bushati në krye të fushatës në Shkodër
Partia Demokratike ka nisur zyrtarizimin e emrave të drejtuesve politikë të qarqeve që do të merren me organizimin dhe funksionimin e fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 Prillit.
Ish-deputeti Helidon Bushati, do të drejtojë fushatën e demokratëve për qarkun e Shkodrës. Ai u prezantua në mbledhjen e kryesisë së kësaj dege të PD-së nga sekretari I përgjithshëm i demokratëve, Gazmend Bardhi.
Për Bushatin objektivi është i qartë, fitorja e 7 mandateve në këtë qark.
Pas Shkodrës radhën e prezantimit të drejtuesve politikë e kanë Fieri dhe Vlora. Burime nga Partia demokratike bëjnë me dije se ish-deputeti Enkelejd Alibeaj do të drejtojë qarkun e Fierit dhe ish-kreu I KLSH-së, Bujar Leskajt qarkun e Vlorës.
Tv Klan