PDIU hap fushatën, Idrizi: Nuk na rrudhin dot
Me premtimin për të qenë pas zgjedhjeve të 25 qershorit një grup i madh parlamentar që të qeverisë vendin, Shpëtim Idrizi hapi fushatën elektoralë të partisë për Drejtësi Integrim e Unitet.
Sipas tij, manovra e dy partive të mëdha për të futur në lista pjesëtarë nga komuniteti çam në vende jo fituese nuk do ta zbehë votën për kandidatët e PDIU-së në zgjedhje.
Çështja çame dhe dekomunistizimi i vendit janë dy boshtet ku mbështet platforma e PDIU-së.
PDIU propozon po ashtu dhënien e shtetësisë për shqiptarët e diasporës dhe heqjen e barrierave doganore me Kosovën.
Tv Klan