PDK kundërshton pagesën për hyrje në Prishtinë
Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Prishtinë po e kundërshton idenë e Shpend Ahmetit për ta bërë me pagesë hyrjen me vetura në Prishtinë.
Deputetja Eliza Hoxha, tha para gazetarëve se taksa prej 10 euro nuk mund të jetë shpëtimtari i kryeqytetit.
Hoxha ka përmendur edhe disa nga problemet që po ballafaqohen qytetarët e Prishtinës.
“Shumë qytete të mëdha e aplikojnë por taksa është hapi i fundit në menaxhimin e rrezikshmërisë të një qyteti. Kur jemi te mobiliteti mund të jeni që të gjitha rrugët shpien në Prishtinë. Prishtina vazhdon të mbetet pika kryesore për arsye të shkollimit e të pushtetit. Duke mos pasur vend parkingje të shumta bllokojnë trotuaret dhe ajri i ndotur është problem tjetër, po ashtu edhe shumë projekte të pa realizuara qe kryeqytetin e kanë sjellë para një kolapsi dhe taksa nuk mund të jetë shpëtimtari i kryeqyteti”.
Sekretari i Partisë Demokratike në kryeqytet Bujar Cakolli, ka thënë se qeverisja në krye të Shpend Ahmetit por ngjason me atë që e qeveriste Lidhjes Demokratike të Kosovës në krye me Ismet Beqirin.
“Modeli i organizimit të transportit publik në kryeqytet vazhdon të jetë i njëjtë sikur në kohën e Ismet Beqirit. Tendenca e VV-së për tu shkëputur nga qeverisja e Shpend Ahmetit është e kotë. Prishtina nuk mund ti kthehet të së kaluarës”./klankosova