PDK nuk përkrah mocionin e LVV kundër qeverisë
“Vetëm sa do të zgjaste jetën e kabinetit “Hoti”
Vijat e kuqe të cilat i ka pasur vazhdimisht Lëvizja Vetëvendosje për Partinë Demokratike të Kosovës, tani po i sjellin telashe. Kërkesa që i kishte bërë LVV-ja PDK-së, për të përkrahur mocionin e tyre për rrëzimin e qeverisë Hoti nuk ka hasur në përkrahje të kësaj të fundit. PDK i ka kthyer letër LVV-së duke kërkuar sqarime nëse i kanë hequr vijat e kuqe për PDK-në.
Deputeti i PDK, Sejdi Hoxha: Kemi parashtruar një varg pyetjesh tek LVV-ja, fillimisht kemi kërkuar të dijmë nëse i ka hequr vijat e kuqe për bashkëpunim me PDK-në.
Ndërsa mocionin e tyre e quajnë joserioz.
“VV-ja përmes këtij mocioni po mundohet të zgjasë jetëgjatësinë e qeverisë Hoti, sepse një iniciativë e tillë dështon në bazë të ligjit në fuqi, asnjë parti tjetër nuk mund të inicojë mocion tjetër mosbesimi”.
LVV-ja javë më parë ka nisur mbledhjen e nënshkrimeve për të rrëzuar qeverinë Hoti, për çka edhe ka kërkuar përkrahjen e deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës.
Tv Klan