PDK Zef Bushati – (28 Korrik 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Partia Demokristiane fton partitë politike të diskutojnë për përgatitjen e zgjedhjeve të reja. Sipas demokristianëve pavarësisht se zgjidhja e situatave në vend mund të shtroj si alternativë mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, në Shqipëri nuk ekzistojn kushtet ligjore për zhvillimin e lirë të tyre.
Kështu demokristianët kanë kërkuar sot përgatitjen dhe miratimin e amendamenteve kushtetuese për rregullimin e përbërjes së Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, duke i dhënë mundësi të barabartë pozitës dhe opoazitës të marrin pjesë në të.
Gjithasht ata kanë sugjeruar të hartohet ligji elektoral duke marrë paraprakisht konsensusin e forcave politike parlamentare. Mazhoranca u shpreh lideri demokristian Bushati duhet të marrë parasysh këto alternativa pasi një nga pikat e rëndësishme të paktit të stabilitetit është vendosja e demokracisë reale dhe shtetit të së drejtës./tvklan.al
Gazetare – Ornela Bego