Pedagogia: Jemi bërë bejlerët e Shqipërisë, askush nuk na monitoron
Me tone të forta pedagogia e Universitetit të Ekonomikut, tha nga studio e emisionit “Opinion” në Tv Klan se pedagogët janë bërë bejlerët e Shqipërisë, dhe askush nuk i monitoron.
“Pedagogët janë bërë bejlerët e Shqipërisë, ne askush nuk na monitoron. Kam 13 ditë me ju dhe 5 netë me ju(studentët) dhe jam shumë krenare që e kam ngritur punën me ju”.
Sipas pedagoges, e cila jep mësim prej 9 vitesh, tha se askush nuk diskuton, pse erdhi kjo protestë.
“Të gjithë diskutojnë, por askush nuk thotë pse erdhi kjo. Janë dy probleme që askush nuk i bën publike dhe nuk e kuptoj pse nuk i bëjnë publike. Ku janë aktet nënligjore që mbahen në sirtarët e ministres Lindita Nikolla. E para, rektorët sepse ka një problem, këtu luajnë pingpong të gjithë dhe askush nuk e thotë të vërtetën. Rektorët duke mos dashur të ndajnë kompetencat bëjnë qokat me ministren dhe varësinë administrative ja kaluan Rektorati, aktet nënligjore i fshehën sepse nëse do kishte një statut Universitet i Tiranës, nuk do kishim këtë kauzë. Nis nga Universiteti i Tiranës dhe u përqafua nga rektorët e tjerë. Dy, është një raport nga Ministria e Arsimit, nuk bëhet publik dhe aty ka shkelje.
Pedagogia tha se, kryeministri Rama duhet ti lërë predikimet dhe të mbështesë studentët.
“Ministria e Arsimit ka një raport, ku vetë kryeministri tha se Universiteti i Tiranës harxhon 6 milionë Euro për roje sigurie, dhe nga kush ruhet nga studentët që e kanë zgjedhur? Është turp, Kryeministri duhet ti lerë predikimet dhe bën mirë tu shërbejë, pasi i ka një borxh rinisë shqiptare”./tvklan.al