Pedagogu i policisë gjendet i vdekur tek Kavaleshenca në Durrës


Pedagogu i policisë gjendet i vdekur tek Kavaleshenca në Durrës

12:53 26/11/2019

Pedagogu i policisë Bajram Hajdarmataj ka humbur jetën tek Kavaleshenca në Durrës si pasojë e tërmetit të fortë.

Presidenti Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të pedagogut Hajdarmataj në krye të detyrës.

“Me keqardhje të madhe u shpreha sot përfaqësuesve të Policisë së Shtetit dhe Forcave të Armatosura, nga Kavaleshenca e Ministrisë së Brendshme në Durrës, ngushëllimet më të thella e të sinqerta, për humbjen e jetës në krye të detyrës të kolegut dhe pedagogut të nderuar, Bajram Hajdarmataj.

Jam pranë familjarëve, miqve dhe kolegëve të Tij në këto momente tepër të rënda për ta”, thuhet në mesazhin e Presidentit Ilir Meta. /tvklan.al






Të ngjashme