Pediatria e Tiranës ka mungesa në ilaçe – (26 Shtator 2000)


Pediatria e Tiranës ka mungesa në ilaçe – (26 Shtator 2000)

12:10 26/09/2000

Lajme Arkiva – TV Klan 2000

S’ka para pa nuk ka ilaçe, kjo është arsyeja kryesore që në spitale ka mangësi. Ky është pohimi i mjekëve të cilët detyrohen t’ua ngarkojnë prindërve blerjen e tyre. Ky fëmijë vuan nga ngushtimi i ezofagut. Pas ndërhyrjes kirurgjikale, ai ka nevojë të mjekohet me antibiotikë. Mjekët i kanë rekomanduar një ilaç kundër infeksionit, por si ky në farmacinë e spitalit nuk ka.

Sipas drejtorit të Pediatrisë, Durim Bebeci, në repartet e tij, nga mjeku roje i është raportuar sot mungesa e shiringave dhe ultrakortenit. Këtë nuk mund ta fshehin dot mjekët pasi e pohojnë dhe prindërit. Mjaft barna harxhohen pa kriter, një sasi e kufizuar përdoret për urgjencë. Kërkesa e parë është fondi i pamjaftueshëm./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti






Të ngjashme