“Peisazhi shqiptar në vite” ekspozita që bëri bashkë piktorët e njohur (10 Tetor 2000)
Është çelur në Galerinë XXI, ekspozita “Peisazhi shqiptar në vite”. Kjo ekspozitë përmbante 34 punime nga 11 artistë shqiptarë ndër ta emra të njohur si Sali Shijaku, Hasan Nallabni, Agim Zajmi, Arben Golemi, Ismail Lulani e të tjerë. Punimet janë mbledhur që nga ato të viteve ’60 e deri më së fundmi në vitin 2000.
Nuk mungonin në hapjen e kësaj ekspozite dhe përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë. Fjalën e hapjes së ekspozitës e mbajti miku i përhershëm i kulturës shqiptare, Ambasadori Limpreht. Jam i lumtur tha zoti Limpreht që prezantoj hapjen e kësaj ekspozite pikërisht në këtë galeri e cila shpreh më së miri investimin dhe biznesin në Shqipëri./tvklan.al