Pekini i kthehet karantinës


Pekini i kthehet karantinës

22:39 18/06/2020

Pekini tanimë është rikthyer edhe njëherë në situatën e para 3 muajve, ku virusi po shënon një rritje e madhe të infektimeve.

Lëvizja nga provinca në provincë tanimë bëhet në masa të rrepta. Disa qytete janë vendosur në izolim total pas rritjes së rasteve me koronavirus.

Për këtë shkak dy aeroporte në Pekin kanë anuluar më shumë se 1000 fluturime. Sipas mediave vendase, mbi 70% e fluturimeve ishin të rezevuara më herët.

Për të shmangur sa më shumë një valë të dytë të pandemisë, autoritetet kanë dhënë urdhër për të mbyllur sërish shkollat, kopshtet dhe çerdhet pas rritjes së numrit të rasteve me Covid-19.

Gjithashtu, shërbimet taksi, të autobusëve, trenave dhe metrove janë anuluar. 150 rastet e reja janë të lidhura me tregun e shumicës Xinfadi, ku zona përreth tij është izoluar dhe bllokuar ndërsa mijëra njerëz po i nënshtrohen testit të tamponit.

Autoritetet fajësojnë se Norvegjia gjatë javëve të fundit ka sjellë në Kinë salmon që sipas Pekinit mund të ketë qenë i kontaminuar. Supermarketet dhe restorantet në të gjithë Pekinin kanë hequr salmonin nga raftet e tyre dhe në rast se ata e shesin, autoritetet vendosin gjobë e deri në mbyllje të aktivitetit.

Në fillim të kësaj jave, në Pekin 29 institucione u mbyllën pasi u rregjistruan disa raste me koronavirus. Shumica e banorëve i tremben një vale të dytë pandemie pasi kjo do t’i dëmtojë edhe më shumë ata nga ana ekonomike.

Klan Plus






Të ngjashme