Pëllumb Qazimi emërohet shefi Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Shqiptare (15 Shtator 2000)


Pëllumb Qazimi emërohet shefi Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Shqiptare (15 Shtator 2000)

14:14 15/09/2000

Kolonel Pëllumb Qazimi nga sot është zyrtarisht shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë shqiptare. Në orën 11, Presidenti Mejdani firmosi dhe i dorëzoi atij dekretin për emërimin në karrierën, ushtarakut numër 1 të vendit.

Qazimi është një ushtarak karriere që emërohet në këtë detyrë, menjëherë pas specialimin 2-vjeçar në Institutin e Lartë të Mbrojtjes në Angli. Ai zëvendësoi në kreun e Shtabit të Përgjithshëm si Gjeneral Brigade, Aleks Andonin. Si shkak zyrtar për këtë shkarkim, sipas burimeve nga Ministria e Mbrojtjes, ka shërbyer një pikë në Kushtetutën e Shqipërisë, sipas së cilës, Shefi i Shtabit ka një mandat 3-vjeçar.

Andoni, ushtaraku që udhëhoqi ushtrinë shqiptare gjatë luftës në Kosovë, e plotësoi me 1 shtator këtë mandat. Pra ai ishte emëruar në krye të ushtrisë në gushtin e vitit 1997. Andoni pritet të emërohet këto ditë në një detyrë tjetër madhore që i përgjijget dhe gradës dhe karrierës së tij.

Emërimi i Pëllumb Qazimit në këtë detyrë, përkon me reformat e mëdha që kanë nisur këto dy muaj në digasterin e Mbrojtjes, ministri Ilir Gjoni. Pas miratimit të disa dokumenteve themelore, ushtria shqiptare po rikonstrurohet sipas parametrave të NATO-s, mbi bazën e një plani të miratuar prej saj në Bruksel./tvklan.al






Të ngjashme