Pelosi shfaqet pa maskë në parukeri


Pelosi shfaqet pa maskë në parukeri

20:35 03/09/2020

Furtunë kritikash ndaj politikanes demokrate

Nensi Pelosi, drejtuesja demokrate e dhomës së përfaqësuesve në kongresin amerikan po përballet me një furtunë kritikash në opinionin publik, pas publikimit të kësaj videoje, ku ajo shfaqet pa maskë në një sallon bukurie në San Fransisko, në shkelje të rregullave të pandemisë.

Presidenti amerikan Donald Tramp ishte ndër të parët që përmes Twitter lëshoi kritika të forta. Duke e etiketuar demokraten 80-vjeçare si “të çmendur”, Tramp tha se Nensi Pelosi shkon në një sallon bukurie pa maskë në një kohë kur të gjitha aktivitetet e këtij lloji janë të mbyllura.

Megjithatë, Pelosi argumentoi në një konferencë për shtyp se ajo kishte rënë pre e një kurthi të ngritur nga ata që duan t’a dëmojnë politikisht, me të cilët sipas saj kishin bashkëpunuar edhe pronarët e sallonit. Pelosi tha se ajo e frekuentonte prej vitesh atë sallon dhe drejtuesit i kishin thënë se e kishin mundësinë që në bazë të rregullave t’i shërbenin vetëm një klienti, çka në fakt rezultoi një mashtrim. Ajo tha se parukeria i kishte borxh një ndjesë.

Pelosi ka qenë ndër kritiket më të ashpra të Trump për politikat e tij kundër masave të ashpra dhe mbajtjes së maskës.  

Tv Klan






Të ngjashme