Pence siguron BE-në për mbështetje nga SHBA
Gjatë vizitës në Bruksel, zv/presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mike Pence, pritej të përçonte këndvështrimin kritik të presidentit, Donald Trump, mbi të tashmen e Bashkimit Europian dhe NATO-s . Por, publikisht ishin përfaqësuesit e institucioneve europiane ata që kundërshtuan pikëpyetjet dhe polemikat e krijuara mbi marrëdhëniet trans-atlantike.
Donald Tusk, president i Këshillit Europian: “
Deklaratat sipas të cilave Perëndimi ka vdekur janë tërësisht të ekzagjeruara dhe të gjithë ata që duan të shkatërrojnë këtë rend dhe flasin për një rend post-Perëndimor duhet të dinë se ne do të jemi të vendosur për ta mbrojtur atë.”
Zv/presidindentit amerikan Mike Pence nuk e fshehu se edhe pse SHBA-të dhe BE-ja përbëjnë së bashku dy ekonomitë më të mëdha në botë, rivitalizimi i këtyre ekonomive do të kërkojë zgjedhje të vështira por të nevojshme.
“Është një privilegj që në emër të presidenti Trump mund t’ju shpreh angazhimin tonë për vazhdimin e bashkëpunimit dhe partneritetit me Bashkimin Europian,” tha Mike Pence, zv/presidenti i SHBA-ve.
Mike Pence do të takohet gjithashtu edhe me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s dhe përfaqësues të tjerë të Aleancës.
Tv Klan