Pendohet Rita Ora, çfarë bëri këngëtarja shqiptare që u detyrua të kërkonte falje


Pendohet Rita Ora, çfarë bëri këngëtarja shqiptare që u detyrua të kërkonte falje

09:49 06/12/2020

Këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora ka kërkuar falje publike pasi shkeli rregullat e karantinës. 30-vjeçarja organizoi javën e kaluar një festë për ditëlindjen e saj në një restorant, ku morën pjesë miq të ngushtë dhe familjarë.

Ky veprim i saj ishte në kundërshtim me masat anti-covid dhe u penalizua nga autoritetet britanike. Por tani është zbuluar se përpara festës së ditëlindjes, Rita Ora kishte udhëtuar nga Britania drejt Kajros në Egjipt me avion privat. Rita udhëtoi me datë 21 Nëntor dhe u kthye në Britani të nesërmen.

Por pas kthimit, nuk respektoi rregullat e autoriteteve britanike për të bërë karantinë 14 ditore pas kthimit në Londër. Këngëtarja me famë botërore nuk u izolua sipas rregullave, por organizoi dhe mori pjesë në festimet e ditëlindjes së saj disa ditë më vonë.

Për këto veprime, Rita Ora ka reaguar duke kërkuar falje publike që nuk respektoi protokollin e detyrueshëm të vendosur nga autoritetet.

“Pasi u ktheva në Britani, duhet të kisha ndjekur këshillat e qeverisë dhe të isha izoluar për periudhën e caktuar. Nuk i ndoqa këshillat e qeverisë dhe kërkova falje. Kërkoj sërish falje dhe doja të shtoja se jam testuar më pas dhe vijoj të mbetem negative për Covid. E njëjta gjë vlen edhe për anëtarët e familjes time. E kuptoj që fjalët e një ylli të popit nuk mund të kenë shumë peshë, sidomos nga dikush që ka thyer rregullat, sikurse jam unë. E kuptoj që dikush mund të ndjekë edhe shembullin tim. Mesazhi im është i thjeshtë, mos e bëni. Faji dhe turpi që kam përjetuar këtë javë për gabimin tim, nuk ja vlen. Vazhdoni të dëgjoni këshillat e qeverisë dhe të heronjve të shëndetësisë”, është shprehur Rita Ora. /tvklan.al






Të ngjashme