Pendohet Thaçi : Nuk e kam përmendur Shqipërinë e Madhe
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se në asnjë deklaratë nuk e ka përmendur një ” Shqipëri të Madhe”, duke shtuar se mungesa e lidershipit dhe vizionit të Bashkimit Evropian hapi rrugën për ideologjitë e tjera dhe ndikimet në rajon, të tilla si nacionalizmi, ekstremizmi dhe radikalizmi politik.
“
Kjo frymë është e përbërë nga Serbia dhe fryma e keqe që mban Serbinë për të shërbyer interesat e saj për të legjitimuar një Serbi të Madhe e cila tani vepron nën hundët e BE-së dhe bashkësisë ndërkombëtare
”, ka thënë Thaçi në një intervistë për agjencinë serbe të lajmeve “Beta”. Ai tha se në reagimet e Serbisë nuk kishte asnjë rast kundër tij, por ata ishin vetëm duke përsëritur tregimet e vjetra të cilat me “dekada kanë manipuluar dhe frikësuar njerëzit.”
“
Serbia duhet të ndahet nga e kaluara e saj dhe të kthehet kah një e ardhme e re. Kjo do të thotë që të heqë dorë nga politika që e sheh rajonin si armik
”./ Klan Kosova.