Penelope Cruz në rolin e Donatella Versace
Ndryshe nga ato çfarë janë thënë pak muaj më parë, jo Lady Gaga por Penelope Cruz do të interpretojë stilisten Donatella Versace në serialin televiziv “American Crime Story”, në sezonin e tretë.
Seriali i cili ka fituar 13 çmime Emmy dhe 2 Golden Globe, do të fokusohet këtë rradhë në vrasjen e stilistit të njohur italian Gianni Versace, të ndodhur më 15 korrik të vitit 1997.
Stilisti u qëllua nga disa të shtëna pistolete në shkallët e vilës së tij në Miami Beach, teksa ngjitej për t’u futur brenda. Darren Criss, aktori i njohur i telefilmit Glee, do të interpretojë vrasësin serial Andrew Cunanan, kurse Gianni Versace do të portretizohet nga aktori venezueljan Edgar Ramirez.
“Versace: Historia amerikane e krimit”, shënon debutimin televiziv të aktores fituese të Çmimit Oscar, Penelope Cruz. Ky prodhim do të rindërtojë gjithë historinë e suksesshme profesionale e personale të stilistit të famshëm italian Gianni Versace./tvklan.al