Pengmarrja e avionit, flet deputeti: Momenti më i vështirë ishte…
Autori: Blendi Fevziu
23:49 09/10/2006Emisioni “Opinion Plus”, në Tv Klan solli mbrëmjen e sotme intervistën me deputetin e Partisë Socialiste dhe biznesmenin Sadri Abazi.
Ngjarja e javës së kaluar tronditi opinionin publik. Bëhet fjalë për pengmarrjen e avionit “Turkish Airlines”, që fluturonte nga Tirana në Stamboll. 20 minuta pas nisjes u njoftua se avioni ndryshoi destinacion sepse ishte marrë peng dhe po fluturonte drejt Romës për t’i përcjellë papës Benedikti XVI një mesazh.
Avioni u ul më pas në aeroportin e Brindisit dhe pas dy orësh ngjarja u zgjidh. Pengamarrësi u dorëzua dhe 106 personat që ndodheshin në bord arritën të zbrisnin nga avioni. Një prej personave që ishin në atë avion ishte edhe Abazi, i cili rrëfeu në studio se çfarë ndodhi atë ditë.
“Askush nuk e vuri re personin që do të ishte më vonë edhe pengmarrësi ynë. Nga diskutimet e mëvonshmne e kishin vënë re thjesht si një person që shoqërohej nga të tjerë për të hipur në avion, deri në momentin e daljes në sallën e aeroportit”./tvklan.al